Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka komentuar me tone ironike protestën e dhjetë kombëtare të opozitës, të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Përmes një mesazhi në “Instagram”, Braçe shkruan se Lulzim Basha nuk di aritmetikë, mbledhje-zbritje, shkrim e këndim, dhe si mund të bëhen reforma të thella me të. Më tej, zv.kryeministri ironizon opozitarët edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, në të cilat votuan rreth 22% e shqiptarëve.
Sipas opozitës, 85% e shqiptarëve refuzuan qeverinë e Edi Ramës, por për Braçen ky numër është produkt i aritmetikës banale të opozitës.
“Aritmetike, mbledhje-zbritje, shumezim-pjesetim? JOOO! Shkrim, kendim? JOOO! Gare-konkurim, zgjedhje? JOOO! Cfare cfare, Reforma te Thella me ty? Po si? Pa gjithe keto me siper? Merru me veten kid! Filloje nga A-ja, abetarja, pastaj nga 0, numrat;
Me tutje me fjalet e thjeshta qe te arrish po munde tek ato me te veshtira Liri, Barazi, Drejtesi e Barabarte! Patjeter edhe tek numri 85, produkt i aritmetikes tende banale: 100-40-22=85! Madje 85%!”, shkruan Braçe.