MENU
klinika

Deklarata

Ç’do bëjnë kryebashkiakët e PD? Ish-deputetja zbulon skenarin

09.07.2019 - 14:53

“Do të ketë protesta lokale dhe kombëtare, si edhe takime me qytetarët”, kështu ka deklaruar ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri, e cila bëri me dije se aksioni i opozitës do të vijojë edhe gjatë verës.

Do të ketë zhvillime të tjera, PD do jetë gjithë verës në aksion, do ketë dhe protesta, takime me qytetarët, protesta lokale. Besimi i ndërkombëtarëve te Rama ka rënë.

Asnjë nuk mund ta pranojë një kryeministër që po ecën në kahun e kundër të standardeve evropiane.

Ne duam që Shqipëria të ketë demokracinë që ka fituar 30 vite më parë, ne nuk mund të bëjmë hapa prapa, siç kemi bërë këto 6 vitet e fundit”, është shprehur Pampuri.

orjola pampuri-konica.al
orjola pampuri-konica.al

E pyetur se çfarë do të bëjë opozita me zgjedhjet e 30 qershorit pasi të ngrihet Gjykata Kushtetuese, ish-deputetja e PD ka deklaruar se nuk mund të bëhet asnjë hap kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta për të zhvilluar zgjedhjet më 13 tetor.

Ka një dekret të Presidentit, që zgjedhjet të mbahen më 13 tetor. Nuk mund ta hedhësh poshtë dhe as të bësh asnjë hap kundër këtij dekreti. Vetëm Gjykata Kushtetuese do ta gjykojë, çdo hap i gabuar do të gjykohet nga kjo gjykatë. Sot jemi pa drejtësi dhe pa gjykata. Ramën e tradhtoi padituria”, ka thënë ajo.

Sa i takon vendimit të kryebashkiakëve të djathtë për të liruar ose jo zyrat, pasi ju mbaron mandati dhe duhet të dorëzojnë çelësat te pasardhësit socialistë, ish-deputetja Pampuri ka deklaruar se do të vendosin qytetarët.

Kryebashkiakët e majtë janë qesharakë, se nuk mund të jenë të tillë pa garë. Të djathtët kanë vendosur të mos lirojnë vendet e tyre në bashki me mbështetjen e qytetarëve”, ka theksuar Pampuri.