09.07.2019 - 21:43
Pasi ka ardhur “Ok” nga Interi dhe Bashkia e Milanos, por sidomos politika, Atalanta pret përgjigjen e Milanit për të luajtur ose jo në “San Siro” ndeshjet e Champions League.
Klubi kuqezi ka kërkuar kohë dhe po reflekton, pasi tifozeria kuqezi do të xhindosej jashtëzakonisht duke ditur se pikërisht ekipi që sezonin e shkuar i la jashtë, të luajë në shtëpinë e tyre në grupet e Champions.
Jo vetëm kaq, por fakti që pas Interit, një tjetër ekip zikaltër, do të bëhej “padrone” e stadiumit “San Siro”.
Megjithatë talentet e Serie A këtë sezon janë në pritje të përgjigjes nga kuqezinjtë për të bërë deputimin e ëndrrave.