MENU
klinika

Video

Meta mesazh të koduar nga Bosnja: Thonë që…

10.07.2019 - 09:11

Teksa ka postuar një video nga Bosnja, presidenti Meta ka dhënë këtë mëngjes një tjetër mesazh të koduar.

Në këtë video kreu i shtetit shfaqet me një qen në dorë.

Ju përshëndes me Darkon mikun tim më të ri këtej, pas një shëtitje të këndshme. Përshendes Sashën macen time të dashur, pasi ngjajnë shumë dhe shpresoj të takohen së shpejti.


Thonë që macent dhe qentë nuk shkojnë por ky nuk është rasti“, ka thënë Meta duke i dhënë mesazhit edhe ngjyrime politike.

Kreu i shtetit ndodhet në Bosnje teksa ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës (SEECP).