MENU
klinika

Kur do të zhvillohet?

Shtyhet seanca plenare e 11 korrikut, zbulohet arsyeja

10.07.2019 - 10:51

Përmes një njoftimi zyrtar, Kuvendi i Shqipërisë ka bërë me dije se seanca plenare e 11 korrikut është shtyrë më datë 18 korrik.

Kjo për shkak se shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare.

Njoftimi:

Seanca plenare e planifikuar për më 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare.

Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN