MENU
klinika

Shqiptarët pa viza në Evropë

Holanda nuk tërhiqet, i “përvishet” BE-së

10.07.2019 - 11:27

Vendimi i Bashkimit Evropian për të mos vendosur regjimin e vizave për Shqipërinë ka revoltuar Holandën.

Holandezët janë shprehur të pakënaqur për këtë vendim.

Kreu i Forumit për Demokraci në Holandë Thierry Baudet, thotë se ky vendim do të shkaktojë shumë probleme për Holandën.

Në një postim në Twitter Thierry Baudet shkruan:

E pabesueshme. Shqiptarët tani edhe në Evropë pa vizë. Kjo do të thotë më shumë krime, emigrim i pakontrolluar, konkurrencë jo e ndershme për shoferët e kamionëve, etj. Çfarë i frymëzon budallenjtë që drejtojnë BE-në? #FVD”.