10.07.2019 - 17:44
“Osman Taka”, vallja e famshme çame u interpretua në Festivalin multikulturor në Collecchio, Itali.
Në këtë valle, me koreografi nga Albert Bekja, vallëzuan prindër dhe të afërm të fëmijëve shqiptarë të grupit artistik “Mille Stelle”, sipas AlbInfo.ch.
Osman Taka ka qenë valltari nga Çamëria, i njohur si biri i atdhetarit Alush Taka. Ai fitoi lirinë vetëm duke kërcyer këtë valle, që sot mban ermin e tij.