MENU
klinika

Parashikimi i motit

Kaq ishte! Dielli do na ‘përvëlojë’ sërish!

11.07.2019 - 08:16

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore me origjinë nga Kontinentale të cilat sollën rënie të temperaturave në vendin tonë dhe Kosovë.

E Enjte dt 11 Korrik 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur.

  • Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 11/27°C

Zonat e ulëta 15/31°C

Zonat bregdetare 18/30°C