MENU
klinika

Video

Stuhi apokaliptike në Greqi, 6 të vdekur dhe 100 të plagosur

11.07.2019 - 08:26

Një stuhi apokaliptike ka “pushtuar” shtetin fqinjë grek.

Si pasojë e motit të keq që përfshiu zonën e Halkidikisë kanë humbur jetën 6 persona, mes tyre dy fëmijë 8 dhe 2 vjeç.

Ndërkohë, mediat greke shkruajnë se mbi 100 persona kanë mbetur të plagosur.


Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet prej orësh. Ndërkohë në zonë është shpallur gjendja e emergjencës.

Dhjetëra makina janë përmbysur, shumë shtëpi janë shkatërruar, ndërsa ka banorë që ndodhen të bllokuar.

Stuhia apokaliptike, me rreshje të dendura breshëri dhe uragan ka gjetur të papërgatitur banorët dhe turistët e Halkidikisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Shqiptarët kanë në dorë ekonominë e Greqisë’

Greqia: Po ikën shqiptarët, ne marrim fund


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi