Këshilli i Posaçëm i Apelimit po zhvillon seancën për anëtarin e KLP-së, Gentian Osmani.
Zëvendësdrejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është konfirmuar në detyrë nga KPK me 2 gusht të vitit të kaluar por Komisioneri Publik ka ankimuar me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra.
Komisioneri Publik ka deklaruar në seancë se pas hetimeve të kryera prej tyre, Osmani nuk ka arritur të shpjegojë pasurinë dhe argumentet e tij kanë qenë të pamjaftueshme.
“Në deklaratën Vetting me deklaratat e tjera, subjekti ka deklaruar 96m2 apartament 82 mijë euro, shpenzime 3 mln lekë arredim. Burimi i lekëve të blerjes nga shitja e një tjetër apartamenti po me 82 mijë euro”.
Gentian Osmani është anëtari i dytë i KLP-së që apelohet në vetting pas Antoneta Sevdarit, e cila u shkarkua pak muaj më parë.