11.07.2019 - 11:47
Dalja e informacioneve hetimore në lidhje me arsenalin e armëve që u gjet në aksin Elbasan-Papër ka çuar në pranga një specialisht krimesh dhe një inspektor të Krimeve të Rënda.
Pezullimi i dy zyrtarëve është bërë pasi dyshohet se nxorën informacionin sekret.
Nga detyra janë pezulluar zyrtarët E.Gjyli, specialist krimesh dhe inspektori E.Hoxha.
Pezullimi i tyre është bërë pas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.