Një ditë pasi liroi nga masa e sigurisë “arrest me burg” ish-deputetin Bardh Spahia, Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë të lirë edhe pesë të arrestuarit e tjerë për sulmin në KZAZ numër 3.
Apeli la me “detyrim paraqitje” dy punonjësit e policisë bashkiake Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi, specialistin e bujqësisë Adi Garuci, Aleks Ndojin dhe 17 vjeçarin Orlando Thepi.
5 personat akuzoheshin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë së Rendit publik”.
Arrestimi i tyre erdhi pas sulmit të KZAZ numër 3 me 18 qershor. Dhjetëra persona sulmuan KZAZ-në dhe i vunë flakën klasës ku ndodheshin materialet zgjedhore.