MENU
klinika

2 ishin në kërkim

Policia në aksion në Vlorë, 7 në pranga

12.07.2019 - 11:37

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar 7 persona, dy prej të cilëve ishin në kërkim, ndërsa 5 janë prangosur në kushtet e flagrancës.

Uniformat e qytetit bregdetar njoftojnë se të arrestuarit janë prangosur, pasi dyshohen për vepra penale të ndryshme që nga vjedhja deri te dhuna në familje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Në vijim të punës intensive për parandalimin e veprimtarive të paligjshme, gjatë 24 orëve të fundit Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen dhe arrestimin e 7 personave.

(2 në kërkim, 5 arreste në flagrancë)

Vlorë, ndalohet shtetasi në kërkim N. K., 30 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Selenicë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e ka dënuar me 16 muaj burgim për “Vjedhjen e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Vlorë, Ndalohet shtetasi në kërkim Xh. Rr., 26 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim.

Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi A.Ç., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka vjedhur me dhunë një fëmije të mitur duke i marrë një byzylyk floriri.

Vlorë, arrestohet shtetasi V.Ç, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në një lulishte duke poseduar një sasi lënde narkotike të dyshuar si cannabis sattiva.

Vlorë, arrestohet shtetasi A. A., 31 vjeç, banues në fshatin Vllahinë, Selenicë.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata i ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe është kapur nga policia jashtë vendit të qëndrimit të detyrueshëm.

Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi A. Gj., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin “Mercedes Benz” në gjendje të dehur.

Sarandë, arrestohet në flagrancë shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij 52 vjeçare, për motive të dobëta.

Të gjitha materialet në ngarkim të secilit janë referuar në Prokuroritë përkatëse për ndjekien e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier