MENU
klinika

Rezultatet në Kolegjin Zgjedhor

PS nis 4 padi për 30 Qershorin!

12.07.2019 - 16:25

Partia Socialiste ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor katër padit për rezultatin e 30 qershorin.

Bëhet fjalë për mandatet për katër këshilla bashkiakë, për të cilat PS kërkon shpërndarjen. Konkretisht paditë janë për bashkitë Ura Vajgurore, Konispol, Devoll dhe Kuçovë.

PS i kërkon Kolegjit të shprehet, pasi KQZ nuk mundi t’i shpërndajë mandatet pasi kjo gjë kërkon 5 vota në KQZ, ndërkohë që kryetari Klement Zguri voton kundër.

Mësohet se PS do të dërgojë në Kolegj padi për të gjitha bashkitë për të njëjtën arsye.

Duket se vota kundër e Zgurit, bllokon marrjen e bashkive nga kryetarët e dalë nga 30 qershorin, pasi ata nuk nisin dot detyrën pa u betuar në Këshillin Bashkiak.