MENU
klinika

Paralajmërimi i Klosit

‘Harrojini zaptimet e plazheve’

13.07.2019 - 15:39

Nga Pogradeci në mbledhjen e Task Forcës së Turizmit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi paralajmëroi të gjitha subjektet që shfrytëzojnë hapësirën e bregdetit se nuk do tolerohet mungesa e respektimit të ligjit për hapësirën publike të plazheve.

“Është rritur numri i turistëve, është rritur turizmi, por na duhet të ecim paralelisht me standardet”- deklaroi ministri Klosi.

VKM-ja për stacionet e plazhit parashikon 20% të hapësirës së bregdetit brenda një njësie, duhet të jetë plazh publik. Kjo nuk është respektuar dhe tashmë institucionet do të veprojnë, sikundër në Durrës që iu kthye hapësira e plazhit publik, qytetarëve.
“Vendimi i Këshillit të Ministrave për këtë është i prerë. Mozbatimi i tij penalizon drejtpërsëdrejti ata që ushtrojnë këtë aktivitet në mënyrë të paligjshme, organet vendore që duhet ta kontrollojnë dhe natyrisht edhe të gjithë ne organet shtetërore që duhet të bëjmë monitorimin”.

Ministri Klosi shtoi se duhet të veprohet edhe për mungesën e kullave dhe rojeve të çertifikuara të ruajtjes së jetës në plazhe. Nga 50 subjekte të monitoruara, vetëm 14 i zbatojnë të gjitha kriteret e VKM për stacionet e plazheve. Nuk mund të kemi rritje cilësore të turizmit, nëse nuk kemi rritje të shpejtë të shërbimeve dhe standarteve- deklaroi ministri Klosi duke shtuar se zbatimi i 3 elementë kycë: ndarja e plazhit publik. siguria e jetës, dhe higjiena do të sigurojnë standardet e duhura.

Ministri Klosi tërhoqi vëmendjen e tur operatorëve edhe përsa i përket mjedisit duke kërkuar një trajtimin e ujërave të zeza, pajisjen me leje mjedisore dhe zbatimin e tyre.

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi, deklaroi se Pogradeci i ka të gjitha potencialet për tu zhvilluar si qytet turistik gjithë vjetor, por duhen zbatuar rregullat dhe standartet. Prefekti i Qarku Korcē, deklaroi se drejtoritë respektive në bashkitë, nuk kanë kryer detyrën për kontratat e qerasë së stacioneve të plazhit.