13.07.2019 - 18:51
“Butrinti Summer Festival” mbylli në Teatrin Antik edicionin e 17 të Festivalit Ndërkombëtar.
Një trup artistësh nga Larisa e Greqisë ishin të fundit që u ngjitën në skenën antike.
“Toka u ngjye në të kuqe” me regji nga Kyriaki Spanou ishte shfaqja e përzgjedhur.
Edhe spektatori ishte i përzgjedhur, mes tyre dhe shumë artdashës greke, të ardhur enkas për këtë shfaqje.
Loja artistike u vlerësua me duatrokitje.
Festivali ngjiti në skenën antike artistë të huaj dhe shqiptar që interpretuan vepra nga Shekspiri, Sofokliu dhe autorë të tjerë të huaj, por edhe shqiptarë.