MENU
klinika

Plazh të dielën?!

Moti vjen me surpriza, shi dhe vranësira

13.07.2019 - 18:58

Temperaturat e larta në qershor dhe ditët e para të korrikut, duket se i kanë lënë vendin rrjeshjeve të shiut dhe vranësirave.

Sinoptikanët parashikojnë rreshje shiu dhe vranësira ditën e diel. Temperaturat në bregdet nuk do të jenë më të larta se 25 gradë.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta dhe mesatare në të gjithë qarqet. Gjatë pasditeve në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatës, më të mundshme në fund të ditës së sotme dhe në fillim të ditës së nesërme.

Nesër (e diel, datë 14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 18 / 25 °C

Në vendet e ulëta: 19 / 26 °C

Në vendet malore: 14 / 21 °C