MENU
klinika

"Qava dy ditë, i mbyllur në dhomë..."

Tronditet Serie A/ Trajneri i njohur braktis stërvitjen nga sëmundja!

13.07.2019 - 20:32

Sinisa Mihajlovic nuk është paraqitur tek Bologna, që filloi fazën përgatitore këtë të enjte.

Trajneri serb i është nënshtruar disa kontrolleve shëndetësore dhe ka rezultuar se nuk mund të jetë në fushë për shkak të problemeve që ka (ende të papërcaktuara saktësisht) dhe duhet t’i kurohet intensivisht.

Për këtë, ai do të largohet nga klubi italian, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2021.

Mihajlovic mori vendin e Filippo Inzaghi në janar të këtij viti, duke e larguar skuadrën nga vendet e fundit, për ta renditur në vend të 10-të në fund të Serie A.

Me një karakter të fortë, që e ka shoqëruar edhe në karrierën e tij si futbollist e si trajner, Mihajloviç zbuloi se është diagnostikuar me Leucemi akute dhe se ka vendosur të luftojë sëmundjen e ta mposhtë atë.

“Doja që lajmin ta jepja vetë dhe prita më shumë respekt për privatësinë time, por disa gazeta, për të shitur 100 apo 200 kopje më shumë, zgjodhën të hedhin poshtë miqësinë 20-vjeçare me mua. Kisha temperaturë dhe nuk udhëtova me skuadrën, por shkova për një kontroll rutinë, nga ku zbulova se kisha leucemi.

Kalova ditë di mbyllur dhe duke qarë, por në fund vendosa të vazhdoj përpara dhe të luftoj sëmundjen, deri sa ta mposht atë. Unë në jetë asgjë nuk e kam marrë dhuratë dhe më është dashur të luftoj shumë për të ardhur deri këtu, ndërsa tani jam gati të luftoj edhe më shumë, për të shkuar përpara dhe për të mposhtur sëmundjen”, tha serbi.