Pozicioni aktual i Skënder Gjinushi, as kryetar Akademie e as kryetar partie, ka vendosur institucionin më të rëndësishëm të shkencës dhe Presidencën në konflikt.
Ndërsa Presidenti Ilir Meta vendosi që të dekretojë refuzimin e Gjinushit në krye të Akademisë, për shkak të shkeljeve ligjore të zgjedhjeve akademike, duke nisur nga statusi i tij si akademik i rregullt dhe njëherazi kryetar partie, Këshilli Ekzekutiv i Akademisë ka reaguar dje, duke mos njohur dekretin e Presidentit.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ndërsa njoftohet mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë këtë të premte, Këshilli e konsideron dekretin e Metës si një akt “të dalë në kundërshtim flagrant me ligjin”.
Në këtë njoftim për mediat, Akademia nuk prek statusin e “dyfishtë” të Gjinushit, si funksionar politik dhe akademik i rregullt, por thekson se dorëheqja e Gjinushit si kryetar partie është bërë pas ditës së zgjedhjeve në 24.05.2019.
Ndërkohë që Presidenca ka theksuar se ka mospërputhje ligjore, pasi akademiku ka bërë kërkesën për të drejtuar institucionin në një kohë që ishte duke drejtuar Partinë Social Demokrate. Zyrtarisht, dorëheqja e Gjinushit është formalizuar në 15 maj. Dhe gjatë 9 ditëve distancë që çuan në zgjedhje, nuk dihet që Akademia të ketë rizgjedhur matematicienin si akademik të rregullt, çka do të kërkonte për më tepër një botim të viteve të fundit të Gjinushit.
Pas vendimit të Metës, Gjinushi, që ishte shprehur gati i bindur për njohjen nga Presidenti (“Meta i njeh mjaft mirë institucionet, plus që dhe marrëdhëniet institucionale nuk janë të tilla që nuk e dinë se ku i takon vendi njëri dhe tjetrit”, tha ai menjëherë pas zgjedhjeve), ka sulmuar këtë të fundit duke vënë në dyshim edhe zgjedhjen e tij në krye të shtetit. Sipas akademikut, edhe Meta asokohe ka qenë në një pozicion të ngjashëm pasi nuk ishte formalizuar dorëheqja e tij si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një dalje për mediat, Gjinushi ka përsëritur legjitimitetin e procesit të zgjedhjeve dhe ka folur edhe për situatën e ngjashme me zgjedhjet e 30 qershorit, pasi as ai, ndër të tjera, nuk pati përballë asnjë “garues”.
“Patë ndonjë të trembur atje? Ndonjë të blerë? Shkeljet janë identike me 30 qershorin, por këtu kemi të bëjë me një institucion të pavarur. Akademia ka dy vite pa kryetar, por fitoi disa gjëra. Meta është i detyruar të bëjë emërimin. Nëse nuk e bën ai, do ta bëjë një tjetër. Me të keqen luftohet deri në fund. Ai nuk shpall dot pavlefshmëri të zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Ishte akademiku Artan Fuga, i pari që ngriti zërin për parregullsitë e këtij institucioni, qoftë në funksionin që duhet të ketë si Akademi Shkencash, ashtu edhe në draftin e paraqitur për reformimin e saj, që u drejtua po nga akademiku Skënder Gjinushi. I thirrur nga Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Fuga u shpreh se ishte ai që e nisi diskutimin për reformimin e Akademisë që në 2008-ën, por që përgjatë këtij 10-vjeçari është censuruar vazhdimisht.
KËSHILLI EKZEKUTIV I AKADEMISË: KËRKOJMË RIKONSIDERIMIN E EMËRIMIT TË GJINUSHIT
Në ligjin e ASH për të vepruar pas një refuzimi emërimi; ngërçin juridik të krijuar midis faktit se kemi një kryetar të zgjedhur nga Asambleja e ASH me një vendim të formës së prerë, pra, të pacenueshëm e ndërkohë të paemëruar; faktin se pengesa e vetme për emërimin e kryetarit të zgjedhur, sipas arsyetimit të dekretit është mosbërja efektive e dorëheqjes para kandidimit më datë 24.05.2019, çka nuk është e vërtetë.
Vendosi të mbledhë Asamblenë e ASH-së, për të shqyrtuar e miratuar propozimin e Këshillit Ekzekutiv për t’i kërkuar Presidentit të Republikës rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga ajo Asamble më 24/05/2019.Këshilli Ekzekutiv, pasi u njoh me dekretin e Presidentit të Republikës, nr.11223, datë 11.07.2019, konstatoi: -Pavlefshmërinë absolute të këtij dekreti si akt i dalë në kundërshtim flagrant me ligjin; mungesën e çdo mjeti ligjor