MENU
klinika

Ndihma ndaj agrobiznesit

Rama viziton baxhot: Duan mbështetje!

14.07.2019 - 13:37

Për djathin feta të prodhuar në Korçë synohen tregjet rajonale e më gjerë. Ferma e përpunimit të qumështit “Shaka Boboshticë” përmes mbështetjes financiare të programit të Zhvillimit Rural, ka investuar në pajisje për modernizimin e teknologjisë prodhuese, si dhe të cilësisë së djathit në disa varietete të ndryshme.

Ajo bashkëpunon me rreth 400 fermerë të zonës për grumbullimin e qumështit.

“Synimi është që produkti feta të eksportohet në tregjet ndërkombëtare. AZHBR ka investuar me një shumë prej 15 milionë lekësh në skemën mbështetëse. Jemi përpjekur që me përzgjedhjen e projekteve fokus t’iu japim atyre projekteve që shtojnë standardin e cilësisë për produktet finale te konsumatori”, tha Frida Krifca, drejtore e AZHB-së.

Kryeministri Edi Rama, që ishte i pranishëm në këtë fermë përmendi si të rëndësishëm formalizmin e tregut të shitjes së qumështit dhe nënprodukteve të tij.

“Është e rëndësishme edhe për t’i lidhur me pikat e përpunimit, që të mos i shesin në rrugë”, tha shefi i qeverisë.

Programi i mbështetjes së zhvillimit rural synon evidentimin e produkteve tradicionale të çdo zone, drejt një ekonomie lokale të konsoliduar, duke garantuar cilësinë e përmbushur standardet e BE-së.