MENU
klinika

Leclerc 'ngushëllon' Ferrarin

Hamilton arrin rekordin historik në Silverstone

14.07.2019 - 21:55

Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Anglisë, duke triumfuar sërish në pistën e Silverstone dhe vendosi rekord si piloti me më shumë fitore në garën e shtëpisë (10 fitore).

Pavarësisht se e nisi në “pole position”, Valteri Bottas e mbylli në vend të dytë, duke kompletuar për herë të shtatë një podium dysh për Mercedes.

Ndërkohë që për Ferrarin e vetmja gjë pozitive janë paraqitjet e Charles Leclerc, i cili u ngjit në shkallën e tretë të podiumit.

Sebastian Vettel, i nisur nga vendi i gjashtë, katranosi gjithçka në gjiron e 37-të, kur në tentativë për të kaluar Max Verstappen e goditi nga pas, duke dëmtuar hundën e makinës dhe mori 10 sekonda penallti, duke u renditur në vend të 16-të.

Gara e ardhshme është më 28 korrik, pas dy javësh, për Çmimin e Madh të Gjermanisë në pistën e Hockenheimring.

Vetëm Imobile shënon më shumë se shqiptari

Ernest Muçi u mbyll gojën të gjithë kritikëve

Sherr për vëllanë dhe Realin

Zbulohen prapaskenat e betejës Mbape-PSG

“Jam katër gola larg kthimit në legjendë”

Myrto Uzuni: Më mungon ish-klubi…