MENU
klinika

"Jemi për të mbështetur jo për të gjykuar!"

E ardhmja e shqiptarëve/ Vasak: Varet nga zgjuarsia e tyre!

14.07.2019 - 22:18

Ambasadorja e Francës në Tiranë Christina Vasak, në fjalën e saj të mbajtur në Pallatin e Brigadave foli ndër të tjera për zgjedhjet vendore që u zhvilluan dhe për rolin e ambasadorëve në politikën shqiptare.

Duke u ndalur te zgjedhjet vendore, Vasak citoi politikanin francez Justin Godard, i cili në librin e tij “Shqipëria në vitin 1921” thotë se pavarësia dhe e ardhmja e shqiptarëve varet në radhë të parë nga zgjuarsia e tyre.

Ambasadorja Vasak vlerëson se këto fjalë të Godard mbeten ende aktuale.

Ajo u ndal edhe në rolin e ambasadorëve të huaj në Tiranë.

Vasak tha se diplomatët në Shqipëri janë për të kuptuar, mbështetur dhe shoqëruar, por në asnjë rast për të gjykuar apo zëvendësuar autoritetet kompentente.

“Kjo gjë duhet thënë”, shprehet qartë znj. Vasak.

Në fund, ajo thotë se shqiptarët duhet të jenë të sigurt se Franca do të mbetet përkrah Shqipërisë, pavarësisht vendimit që do të merret në tetor për hapje të mundshme të negociatave.