Drejtuesi i Prokurorisë Vlorë, Ardian Ylli del sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
KPK deklaron se sipas ILDKPKI Ylli ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.
Procesi i rivlerësimit të subjektit po bëhet nga trupa e KPK-së e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.
Ylli e ka filluar karrierën në vitin 1994 në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë në vitin 1998 ai është emëruar Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Në vitin 2013 Ylli është transferuar si prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe në vitin 2015 është promovuar si drejtues. Në vitin 2017-të Ylli është komanduar si drejtues i Prokurorisë Vlorë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.