Parë nga një gazetar i huaj, gjithçka në një vend komunist në mes të Evropës, dukej kaq “ekzotike” për kohën. “Shqipëria në vitin 1982 – Një udhëtim fotografik” – titullohet ky bllok që sjell në kujtesë vendin tonë, 37 vjet më parë.
Autori i këtyre fotografive, Onide Donati, është gazetari tashmë në pension, që ka ruajtur dhe publikuar këto pamje të vjetra nga Shqipëria, dikur socialiste…
Gazetari 65-vjeçar italian, asokohe kur inventarizoi pamjet e rralla, ishte zyrtar i Partisë Komuniste në Rimini, Itali.
Më vonë, Donati ka punuar për më shumë se tridhjetë vjet, së pari si korrespondent e më pas, si gazetar politik. Në fund të karrierës, ai mbajti vendin e kreut të redaksisë së “Emilia-Romagna”.