Pas dy vitesh në sirtarët e Kuvendit, 2 ligjet e reformës në drejtësi të kthyera nga Kushtetuta u miratuan nga votat e PS dhe opozitës së re.
Me ndryshimet e 22 neneve, Parlamenti i hap rrugë KLGJ dhe KLP marrjen e masave disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët.
Tre vite më parë PS ju deshën votat e PD dhe LS për të miratuar reformën në drejtësi, ndërsa për ta korrigjuar atë, mazhoranca siguroi vota nga opozita e re.
Pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese, parlamenti u detyruar të ndryshojë 22 nene të ligjeve për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.
Me këto ndryshime tashmë KLP dhe KLGJ do të ketë të mundur marrjen e masave disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe i jepet prioritet emërimeve të magjistratëve të cilët kërkojnë transferim.
Ky veprim i komisionit të ligjeve plotëson reformën në drejtësi, por sërish mazhoracna është e hapur të korrigjojë ligje të posaçme të reformës në rast nevojë me mbështetjen e ndërkombëtareve.
Ulsi Manja: Mbetemi të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm edhe sa i përket ndryshimeve në ligjeve të tjera të reformës në drejtësi që do t’i diktojë nevoja e zbatimit praktik të zbatimit të ligjeve.
Për këto dy ligje, të enjten në seancën plenare mazhoranca sërish do të kërkojë votat e opozitës së re, pasi ligjet e reformës në drejtës kërkojnë 84 vota.