Biznesmeni i njohur nga Shkupi, Jordan (Orce) Kamçev, ka qenë shënjestër e shantazhit nga ana e Bojan Jovanovskit i njohur si Boki 13 dhe Zoran Milevski i njohur si Kiçeec, në emër të kryeprokurores së dorëhequr, Katica Janeva.
Kamçev është pronar i kompanisë Orka holding, Acibadem Sistina, Pelagonija dhe disa biznese tjera.
Në të kaluarën emri i tij lakohej me ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov.
Media maqedonase “Lider” shkruan se biznesmeni Kamçev e ka bërë të ditur shantazhin, pasi sipas tij të dyshuarit kanë takuar gruan e tij disa herë me radhë me çka i kanë kërkuar tetë milion euro për lirimin e tij nga akuza në rastin e PSP-së ‘IMPERIA’, apo pesë milion euro për dënim lehtësues.
Ivanovski dhe Milevski kanë arritur që të zhvasin 1,5 milion euro nga Kamçevi.