Komisioni i Ligjeve u bë arena e betejës së përhershme mes socialistëve dhe përfaqësuesve të Ballit Kombetar.
Ndryshimet në ligjin për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ku përcaktohet se periudha që duhet hulumtuar është 29 Nëntori 1944 deri në 8 Dhjetor 1990, shkaktoi debat.
Kreu Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi tha se nuk mund të lihet mënjanë periudha e terrorit komunist para çlirimit të vendit.
Ndërkohë që socialistët këmbëngulnin që ligji parashikon vetëm kohën kur regjimi komunist ka drejtuar vendin.
Pas debateve me votën e mazhorancës u vendos se Instituti ka tagër të studiojë krimet e pasojat e tyre vetëm gjatë 45 viteve të regjimit komunist.