MENU
klinika

Detajet

Rrëmbim, plagosje, përndjekje, 4 të arrestuar në Tiranë

16.07.2019 - 18:09

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së komisariatit numër 2 në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.

Policia shtetasit F. M., 35 vjeç dhe S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për rrëmbim personi.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimito penal të datës 12.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Shtetasit F. M., dhe S. M, iu dorëzuan Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

Policia arrestoi gjithashtu 24 vjeçarin A. Ll., banues ne Tiranë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 36 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Myslym Shyri”. Ai akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”.

Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë