MENU
klinika

Reagimi

Hoxhaj: Serbia paraqet kërcënim për rajonin, ajo po armatoset

16.07.2019 - 20:38

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar rreth marrëveshjeve të fundit që ka bërë Serbia me Francën, për blerjen e armatimit dhe sistemeve ajrore raketore.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në “Twitter”, ka thënë se Serbia po vazhdon të pretendojë se ushtarakisht është neutrale, mirëpo po e tregon të kundërtën.

Në ngritjen e disa pyetjeve, ai gjithashtu tha se armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin.

“Serbia vazhdon të pretendojë që është ushtarakisht neutrale, por po e tregon të kundërtën. Kush po e kërcënon Serbinë kaq shumë, sa që i duhet të blejë armatim të ri nga Franca dhe të tjerët, e t’i rrisë sistemet e mbrojtjes ajrore? Armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.