18.07.2019 - 14:44
Shefja e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri Audrey Glover me anë të një letre dërguar drejtorit të Policisë Ardi Veliut, i shpreh mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer me Policinë e Shtetit.
Glover në letrën e saj shprehet se uron të gjithë stafin e policisë për përpjekjet e tyre profesionale.
Ajo thotë në këtë letër se urimi vjen në kohën që misioni i OSBE-ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve është drejt fundit në vendin tonë.