18.07.2019 - 17:19
Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Vjenë ku siç thotë ai ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e lartë të OSBE për situatën në vend.
Basha shkruan në “Twitter” se kanë folur për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të opozitës.
“Në Vjenë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve”, shkruan Basha në Twitter.