MENU
klinika

Bilanci

Tronditet Greqia, tërmeti “shkund” Athinën

19.07.2019 - 14:24

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka tronditur kryeqytetin grek, Athinën, këtë të premte, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Qendra Evropiane e Monitorimit të Tërmeteve regjistroi epiqendrën e tërmetit në 22 km (14 milje) në veriperëndim të qytetit.

Sipas dëshmitarëve, “tërmeti ishte i fortë, por fatmirësisht lëkundjet nuk zgjatën shumë”.

Të tjerë kanë treguar sesi njerëzit vraponin në rrugë, duke dalë me shpejtësi nga banesat.

Tërmeti shkaktoi ndërprerje të kufizuar të energjisë në qytet dhe zjarrfikësit raportuan se po merrnin thirrje për njerëzit që u bllokuan në ashensorë.

Deri më tani, nuk ka njoftime për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi