MENU
klinika

Lobimi serb

Anëtarësimi në INTERPOL/Serbët fushatë kundër Kosovës

11.09.2018 - 16:34

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç, në një konferencë për media ditën e sotme, ka deklaruar se i ka dërguar kreut  të INTERPOL-it fakte me shkrim që Kosova mos të anëtarësohet në këtë organizatë ndërkombëtare.

Sipas ministrit të brendshëm serb, një shtet mund të bëhet pjesë e INTERPOL-it vetëm nëse është anëtar i OKB-së.

Sipas njoftimeve, Asambleja e Përgjithshme e Interpolit do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe  dhe aplikacioni për anëtarësim i Kosovës është përfshirë në draftin e axhendës së përkohshme të sesionit të 87 të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, ku do marrin pjesë si të  anëtarësuara në këtë organizatë, 192 shtete.

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje