MENU
klinika

Bashkëpunimi TK-Teatri "A.Z.Çajupi"

“Koko Fest”, Zamira Kita ndan përshtypjet post-festival

11.09.2018 - 16:29

Edhe pse fituesit e Festivalit Shtatëditor të Komedisë në Korçë u shpallën fundjavën që lamë pas, jehona e shfaqjes më të mirë vijon të ndihet në qytet. Tragjikomedia “Vetëvrasësi” me skenar të Nikolai Erdman , e sjellë në skenë për publikun nga regjisori Sulejman Rushiti. Një bashkëpunimin ndërmjet Tetarit Kombëtar dhe Teatrit “Andon Zako Çajupi” , bashkëproduksioni i parë ndërmjet tyre, bëri bashkë emrat më të mëdhenj të teatrit korçar e jo vetëm, të tillë si : Mateus Frroku, Elia Zaharia, Neritan Liçaj, Zamira Kita, Ilda Pepi e të tjerë…

Zamira Kita, një prej protagonistëve të tragjikomedisë “Vetëvrasësi” shpjegoi se “kjo tragjikomedi, vepër e 1928-s ka qenë e ndaluar në vendet e ish-bllokut komunist gjatë periudhës së diktaturës, u rikthye në teatrin shqiptar , si një prej realizimeve të tij më të mira”

Në kuadër të sloganit, “Teatri Kombëtar , teatër i të gjithë shqiptarëve”, kjo premierë u mendua si një bashkëproduksion mes Teatrit Kombëtar dhe Teatrit “Andon . Z. Çajupi” .Përgatitjet për realizimin skenik kanë filluar prej janarit të këtij viti dhe shfaqja erdhi fillimisht për publikun korçar gjate prillit dhe majit. Më pas turi vazhdoi në Teatrin Kombëtar ku u mirëprit nga publiku dhe u vlerësua nga kolegët e tjerë. Tragjikomedia sillet rreth një drame njerëzore duke bërë një qasje tipike me realitetin e sotëm. Jo vetëm një retrospektivë por edhe një thirrje e hapur ndaj shoqërisë.

Zamira Kita e shpjegon atë çka e bën veprëm më të aktualizuar me terrenin shqiptar, paçka se autori është i huaj.

“Në të flitet për realitetin tonë në çdo aspekt të tij. Rusia në vitet ‘60 në një sistem totalitar është e bashkëngjitur me Shqipërinë e deri viteve ’90 dhe reminishencat që ka lënë regjimi diktatorial në Shqipëri vazhdojnë ende dhe sot. Autori ngjarjet i ka vendosur në Rusi, por ne në vepër i kemi vënë për ditët e sotme, nuk i kemi përcaktuar vendin. Simoni, personzhi kryesori i interpretuar nga Neritan Liçaj, është njeriu tipik i urryer nga sistemi për të cilin të gjithtë kërkojnë vdekjen. Pra shfrytëzohet një njeri i pafajshëm, pa fat në një sistem ku të gjithë përpiqen të marrin çdo gjë nga shpirti njerëzor dhe nga realiteti njerëzor individual”.

Përmes dritës, efekteve, dialogëve e interpretimit skenik tepër original, juria e ka vlerësuar këtë shfaqje me titullin honorifik të fituesit . Nuk kanë munguar as vlerësimet për aktorët e rinj më të mirë apo çmimet e karrierës. Kasti i aktorëve dhe vetë mesazhi e motivet bazë të tragjikomedisë e kanë mbajtur të mbërthyer publikun dhe i kanë transmetuar mesazhe me peshë të madhe morale.

Kjo tragjikomedi morri vlerësime të shumta jo vetëm nga juria e publiku , por edhe nga kritikët kombëtarë të artit , duke e vlerësuar edhe si një prej më të mirave të këtij viti.

Për mua dëshira e mirë është që KOKO Fest të vazhdojë të sjellë suksese të tillë si “Vetëvrasësi “ e pse jo me më shumë çmime të fituara . Do të përgëzoja kolegët për punën e jashtëzakonshme dhe falenderime për Teatrin Kombëtar për realizimin e këtij projekti. “ – përmbyll në këtë mënyrë mesazhin e saj drejtorja e Teatrit  “Andon Z. Çajupi”.

Përgatiti: L.S. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis Festivali i Komedisë

Në Korçë për “KOKO FEST”