MENU
klinika

Çfarë kërkon Presidenti?

Vendimi i Haradinajt/ Reagon Meta: Krenar! Nga sot duhet të…

19.07.2019 - 21:37

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. 

Nëpërmjet një postimi në facebook, Meta shkruan se ndihet krenar për këtë vendim duke shprehur bindje për pafajësinë e tij, ndërsa shton se “nuk ka pabesi që thyen burrinë shtetit”.

Më tej Meta thotë se sot të gjithë duhet të flemë më pak dhe të shqetësohemi më shumë, sipas tij, që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë.

Postimi i plotë:

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!

Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane.”, shkruan kreu i shtetit.