Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Tiranë.
Shtetasi në fjalë me iniciale B. M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë i riu ka humbur jetën. Policia ka nisur sakaq hetimet për ngjarjen.
- Tiranë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.