Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar për dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas Idrizit, me vendimin e tij, Haradinaj dha një leksion prej burri shteti për gjithë politikanët shqiptërë, “që të mos sillen sikur drejtojnë feude Bizantine, por shtete Sovrane”
- Statusi i plotë:
Ramush Haradinaj burrë në luftë e burrë shtetas në Paqe…
Luftën e burrave e grave të UÇK-së nuk e tjetërsojnë dot si luftë e Shqiptarëve të Kosovës për liri e demokraci.
Luften e UÇK-së nuk mund ta përdorë askush sot si presion e shantazh për ndarjen e Kosovës, apo heqjen e Taksës me Serbinë deri në njohjen e Kosovës.
Komandant e Kryeministër Ramush Haradinaj, me këtë akt dhe një leksion prej burri shteti për gjithë shtetarët Shqiptarë, që të mos sillen sikur drejtojnë feude Bizantine, por shtete Sovrane.