Vdes në moshën 90 vjeçare, teksa bënte not në brigjet e Balaton, filozofia hungareze Agnes Heller. Lajmin e bëjnë me dije mediat hungareze.
E lindur në Budapest në 12 maj 1929, Heller ishte një intelektuale që i mbijetoi Auschwitzit dhe persekutimit të regjimit komunist.
Nxënëse e filozofit marksist Goerg Lukacs, ajo u bë një nga eksponentet kryesore të ‘shkollës së Budapestit’, një kritikuese e vazhdueshme e socializmit.
Në vitet e fundit ajo kishte hyrë në konflikt të hapur me kryeministrin Viktor Orban, i cili e kishte dëbuar atë nga universiteti.
Sipas asaj që tregojnë dëshmitarët për website 444.hu, Heller u fut në liqen për të notuar.
Duke mos e parë të kthehej pas disa orësh miqtë e saj dhanë alarmin.