MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 21 Korrik?

21.07.2019 - 08:14

356 pes – Tempulli i Dianës në Efes u shkatërrua nga një zjarrvënie. Tempulli ishte një nga shtatë mrekullitë e botës, Historiani Herodoti (484 pes – 425 pes) jep këtë listë të 7 mrekullive të botës klasike (të lashtë).

1- Piramida e Madhe e Gizës
2- Kopshtet e varura të Babilonisë
3- Shtatorja e Zeusit në Olimp
4- Tempulli i Dianës në Efes
5- Mauzoleu në Halicarnas
6- Kolosi i Rodit
7- Fari i Aleksandrisë

E vetmja prej këtyre mrekullive që ende ekziston është Piramida e Madhe e Gizës.

365 – Një cunam shkatërron qytetin e Aleksandrisë, Egjipt. Cunami u shkaktua nga tërmeti i Kretës që vlerësohet të ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter. Si pasojë, 50-mijë njerëz humbën jetën në Aleksandri dhe rrethina. Aleksandria u themelua nga Aleksandri i Madh në prill 331 pes.

Arkitekti kryesor i Aleksandrit për këtë projekt ishte Dinokrati. Para ndërtimit të Aleksandrisë, kur Aleksandri ishte në kërkim për të ndërtuar një qytet për lavdinë e tij, Dinokrati propozoi ngritjen e një qyteti në malin Athos (sot Greqi). Aleksandri e hodhi poshtë projektin, duke i thënë arkitektit se nuk kishte marrë parasysh kushtet e jetesës së banorëve të cilët nuk mund të rrisnin grurë në mal, dhe i kërkoi të gjente një vend tjetër; kështu u zgjodh zona në Egjipt ku u shtri qyteti i Aleksandrisë, rajon shumë më pjellor dhe më i hapur sesa terreni i thepisur i malit Athos.

Historiani Vitruvius (70 pes – 15 pes), në traktatin e tij De Architectura,traktati i vetëm mbi arkitekturën që ka mbijetuar që nga lashtësia, thotë se Dinokrati kishte në plan për të gdhendur në faqen e Malit Athos një skulpturë gjigande të Aleksandrit, me një qytet të vogël në njërin krah dhe rrjedhën e një lumi a deti në krahun tjetër – Dinokrati gjithashtu ishte autor i një varri madhështor të babait të Aleksandrit, Filipit II – monumenti mbeti i papërfunduar.

1425 – Vdiq Manuel II Palaiologos – lindur më 1350 – ai ishte perandori bizantin nga viti 1391 deri më 1425. Manueli ishte edhe shkrimtar dhe filozof: “Perëndia nuk kënaqet me gjak – veprimi i pa arsyeshëm është në kundërshtim me natyrën e Perëndisë.

Besimi është i linduri i shpirtit dhe jo i trupit. Kushdo që përpiqet të konvertojë një tjetër në besim duhet të jetë i aftë të flasë mirë dhe me arsye, pa dhunë, pa kërcënime. sepse njeriu nuk ka nevojë për krah të fortë, ose armë të çfarëdo lloji, ose çdo mjet tjetër kërcënimi… “

1902 – Willis Carrier krijon pajisjen e parë të ajrit të kondicionuar në Buffalo, New York. Në vitin 2007, Korporata Carrier realizoi një shitje prej më shumë se 15 miliard dollarë duke punësuar rreth 45,000 njerëz.

1914 – Këshilli mbretëror i Rumanisë vendosi të mbetet neutral në Luftën e Parë Botërore. Më vonë, nën presion të madh nga aleatët, më 27 gusht 1916 Rumania i shpalli luftë Austro-Hungarisë. Për këtë veprim, sipas kushteve të një konvente të fshehtë, Rumanisë iu premtua mbështetje për qëllimin e saj të bashkimit kombëtar të të gjitha territoreve të banuara me rumunë. Në fund të Luftës, Transilvania, Bukovina dhe Besarabia (Moldavia) u bashkuan me Mbretërinë e Rumanisë.

1925 – Gjyqi i Skopit: Në Dayton, Tennessee, mësuesi i biologjisë në një shkollë të mesme, John T. Scopes u gjet fajtor për mësimin e evolucionit në klasë dhe u gjobit me 100 dollarë, Por vendimi u përmbys për gabim teknik në marrjen e tij.

Gjithsesi, gjyqi i shërbeu qëllimit për të tërhequr vemendjen e publikut në mbarë Amerikën, ndërsa gazetarë të shumtë u dyndën në Dejtonit për të mbuluar këtë zhvillim. Pala akuzuese dhe pala mbrojtëse u përfaqësuan nga avokatë të njohur; William Jennings Bryan – 3 herë kandidat presidencial – argumentoi për prokurorinë, ndërsa avokati mbrojtës Clarence Darrow, argumentoi të kundërtën.

Gjyqi nxorri në pah ndarje të thella mes fondamentalistëve dhe modernistëve; me modernistët, që thanë se evolucioni nuk është në kundërshtim me fenë; dhe fondamentalistët, të cilët këmbëngulën se fjala e Perëndisë – siç zbulohet në Bibël – merr përparësi mbi të gjitha njohuritë njerëzore. Ky rast u pa edhe si garë midis teologjisë dhe shkencës – Cila prej teorive duhej të mësohej në shkolla; evolucioni sipas Darvinit, apo krijimi sipas Biblës?

1949 – Senati i Shteteve të Bashkuara ratifikon Traktatin e Atlantikut të Veriut (NATO).

1954 – Lufta e parë e Indokinës: Konferenca e Gjenevës vendosi ndarjen e Vietnamit në Veri dhe Jug.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale