21.07.2019 - 12:42
Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës dy ditë më parë, por vijon të jetë në detyrë.
Sot ai vazhdoi me axhendën e tij dhe mori pjesë në një akademi përkujtimore në Rahovec.
Haradinaj nuk beri asnjë koment për dorëheqjen dhe zhvillimet e pritshme ne Prishtinë.
Kujtojmë se, kryeministri i Kosovës dha dorëheqjen vetëm dy ditë më parë nga posti i tij.
Lidhur me arsyet e këtij vendimi Haradinaj ka thënë se ka marrë thirrje për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale si i dyshuar.