MENU
klinika

"Kam qenë kundër dhe do jem deri sa të vdes"

“Të ulet me Ramën”/ Shehi kundër Bashës: Zgjidhja nuk vjen me molotov!

21.07.2019 - 21:12

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, aleat me PD thotë se zgjidhja e krizës politike nuk mund të vijë me molotov apo duke sulmuar institucionet.

Sipas tij zgjidhjen e krizës e sjell vetëm dialogu mes palëve politike të arbitruar nga ndërkombëtarët.

 I ftuar në një emision televiziv, Shehi tha se Basha duhet të ulet në tryezë dialogu me këdo që drejton PS-në duke hedhur kështu poshtë kushtin e liderit demokrat për largimin e Edi Ramës si kryeministër.

“Ne s’kemi dalë e kemi thënë se ndryshimi i pushtetit do bëhet me pushkë, me molotov apo duke djegur institucionet se kjo nuk ka logjikë, por ama duhet të përgatiten kushtet që të bëhen zgjedhje se votime bënte dhe Enver Hoxha. Mes shqiptarëve s’kemi albitra. Fatkeqesisht duhet t’i delegojmë një pjesë të sovranitetit tonë të huajve. Kam qenë kundër dhe do jem deri sa të vdes, por realiteti është ky.

Ne jemi per marrëveshje të madhe politike. Basha ulet me secilin që përfaqëson kryetarin e partisë. Do jetë Rama apo ndonjë tjetër punë për të. Do ja lëmë vjeshtës kur do jetë më pak vapë dhe tension dhe do gjykohen me gjakftohtësi këto pune. Do më pëlqente që gjërat të vendosen sipër tavolinës ndryshe do ishte zhgënjim i madh”, tha Shehi.