MENU
klinika

Dita e fundit si kryeministër

​Haradinaj sot dorëzon dorëheqjen tek Thaçi

22.07.2019 - 09:08

Ramush Haradinaj dorëzon sot formalisht dorëheqjen tek presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Haradinaj njoftoi për dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë të premten, ndërsa më pas njoftoi se letrën për heqjen dorë nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.

Dorëheqja erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.

Kujtojmë që Haradinaj po ashtu në vitin 2004, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.