MENU
klinika

Aktivitet të palicencuar dhe mungesë kushtesh higjieno-sanitare

AKU me “dorë të hekurt”, gjobë 5 mln lekë në 4 subjekte

22.07.2019 - 15:59

Drejtoritë Rajonale të AKU të qarkut Vlorë, Berat dhe Durrës ushtruan kontrolle në 4 subjekte, me aktivitet “Bar-Restorant” dhe “Magazina ushqimore”, nga ku u konstatua ushtrimi i aktivitetit të pa licencuar, mungesa e kushteve higjieno-sanitare, etiketim i parregullt i produkteve, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP) si dhe produkte me afat përdorimi të skaduar, bëri me dije në faqen e saj zyrtare Autoriteti i Kontrolli Ushqimor.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori 10 masat administrative “Gjobë” me vlerë totale 5 milion lekë për katër subjekte si dhe “Bllokim produkti” me destinacion asgjësimin për produktet e pasigurta të konstatuara në një subjekt, vazhdon njoftimi.