Edhe në Darëzezë të Fierit qytetarëve iu është rikthyer ajo hapësirë e plazhit që prej vitesh ka qënë e zaptuar në shkelje të ligjit.
Ministri Klosi bëri të ditur se në këtë zonë janë përmbyllur të gjitha kontratat përsa i përket stacioneve të plazhit.
“Dhjetë ditë më parë kur bëmë inspektimin, situata ishte me zero kontrata, sot jemi në përmbyllje të të gjithë kontratave sa i takon stacioneve të plazhit. Kjo do të thotë më shumë cilësi shërbimi për plazhistët”
Klosi tha se Darzeza ofron potenciale të mëdha sa i përket zhvillimit të turizmit.
Ministri shtoi se hapja e by passit të Fierit, është një mundësi më shumë për të lehtësuar aksesueshmërinë e pushuesve, për të shfrytëzuar pasuritë natyrore të Semanit dhe Darëzezës.