MENU
klinika

Vendimi i KPK

Kandidat për kryeprokuror/ Olsian Çela konfirmohet në detyrë!

23.07.2019 - 13:52

Prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, kandidat për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, është konfirmuar në detyrë.

Një vendim ky që në të njëjtën kohë çel edhe garën për mandatin 7-vjeçar të Prokurorit të Përgjithshëm, që kishte mbetur pezull në pritje të kalimit ose jo të vettingut të Olsian Çelës.

Pas senacës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin këtë të martë duke e konfirmuar në detyrë Çelën.

Vendimi është pritur me duartrokitje në sallë. Ndërkohë i pranishëm në seancë ishte edhe vetë Olsjan Çela si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

Kandidat për prokuror të Përgjithshëm janë 4, bashkë me Çelën. Arta Marku, prokurore e përkohshme, por kërkon një mandat të plotë kushtetues. Në garë janë edhe Fatjona Memçaj, prokurore e Apelit, dhe avokati Lulzim Allushaj. Olsian Çela është rivali kryesor i Arta Markut në garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Vendimi i parë që pritet të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit do të jetë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar.

“Të nxitet fryma e dialogut konstruktiv politik”

Projekt-rezoluta e mazhorancës: Të thellojmë luftën kundër korrupsionit!

"Jo prokurime për dërraza të zeza apo tavolina zyre!"

Rama i heq tenderat ministrave: Nuk do kenë asnjë lidhje!

Anila Hoxha publikon letrën e gruas së divorcuar pas dhunës

“Fëmijën tim, aq sa e dua, aq e shoh si burg”