Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së çeli sot punimet e Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Ashtu sic pritej, Rama nisi fjalën e tij me procesin e 30 qershorit, për të cilën tha se sa herë të flitet do të kujtohet nga shqiptarët mbështetja e madhe e SHBA dhe BE-së.
“Sot jemi mbledhur në një moment që mbyll vitin politik, dhe në të njëjtën kohë është i nevojshëm në funksion të një viti të ri politik pas pushimeve.
Do ta nis nga 30 qershori, si fundi i një akti të radhës në historinë e politikës së përcarjes, një akti frymëzuar dhe organizuar për të marrë peng shqipërinë në kuptimin e plotë të fjalës, duke marrë peng zgjedhjet e reformën në drejtësi.
Ndaj zgjedhjet u kthyen në një kulm të një përplasjeje që herë pas herë në zhvillimet demokratike, është shfaqur mes antishtetit dhe shtetit, por këtë herë më një dimension më shumë, të përpjekjes për të mbrojtur pandëshkueshmërinë në raport me një Shqipëri të drejtë me të cilën ne luftojmë me plot pengesa dështime dhe arritje. Në rrugën e së cilës jemi sic i takon PS, në përputhje me interesin kombëtar, dhe në përputhje të plotë edhe me miqtë tanë strategjikë. Në 30 qershor fitoi shteti , qytetaria shpresa, dhe humbi rrëmuja, e balta.
30 qershori që deri para pak dukej sikur nuk do vinte kurrë, iku paqësisht, por plaga është ende e hapur, dhe më e hapur është edhe sfida jonë.
30 qershorin e fituan qytetarët edhe për ne. Ndërsa c’vjen pas duhet ta fitojmë ne për qytetarët. Është me vend ta përsëri se Shqipëria u shfaq në të gjithë brishtësinë e saj dhe u kërcënua u godit u lëkund por nëse nuk u rrëzua kjo patjetër që erdhi edhe falë qëndrimit të SHBA e BE, në krah të shqiptarëve. Në mbrojtje të parimeve më themelore te dëmokracisë, të lirisë së zgjedhjeve e cdo qytetari për të zgjdhur. Ma ha mendja se asnjëherë kur të flitet për këtë moment kompleks nuk do të harrohet roli i aleatëve tanë, për të cilin nuk do të jetë kurrë mjaft falënderimi për gjithçka bënë. Shqipëria sot është çliruar nga makthi i gjysmë së parë të vitit, por mbetet në nevojë për shumë kujdes politik, e pasion patriotik për qeverisjen e saj në të gjitha nivelet. Barra e kurimit të plagës, është e gjitha e jona. Qytetarët e bënë të tyren dhe e bënë më së miri në numra që kaluan edhe pritshmëritë dhe në një numër votash për kandidatët tanë që është një bazë shumë domethënëse për të vijuar. Por tani është radha jonë të bëjmë tonën, duke e ndjerë forcën e vullnetit të rishperhur të shqiptarëve jo si arsye për t’u ndjerë ne më të fortë, por t’u përulur më tepër sec jemi mësuar.“ u shpreh Rama.
Si rrallë herë, Asambleja e PS-së nisi pothuaj me një orë vonesë, e për këtë ’fajtor’ ishte kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së.
Por duket se vonesa e Ramës e kishte një argument të fortë justifikues, të cilën kryesocialisti e bëri me dije në nisje të fjalës së tij, ndërsa u kërkoi ndjesë të pranishmëve.
“Ju kërkoj ndjesë nuk është në natyrën time të vonohem, por isha i detyruar nga një bisedë e gjatë telefonike me Presidentin e Francës.” -tha Rama ndërsa nuk dha më shumë detaje nga biseda me Presidentin Macron.