I intervistuar nga “Daily Star”, Jurgen Klopp ka kritikuar kalendarin e të gjitha kompeticioneve futbollistike, duke nënvizuar mungesën e pauzave dhe pushimeve që mund të dëmtojnë futbollistët.
Në të gjithë vitin, Liverpool do të luftojë për shtatë kompeticione: Premier League, FA Cup, Kupa e Ligës, Superkupa e Anglisë, Champions League, Superkupa Europiane dhe Botërori për Klube.
“Duket sikur unë qahem gjithmonë, por realitet është ky. Në periudhë të zgjatur nuk është e pranueshme. Duket sikur nuk mund të qëndrohet një javë në të gjithë vitin pa futboll… Eshtë vështirë për futbollistët të kenë pushime. Duhet të kenë pauza, duhet të shlodhemi.
Të marrim shembull Mane. Me Kupën e Afrikës, sezoni i tij ishte 13 muaj! Pyeteni se sa pushime ka bërë?! Ka luajtur me ne dhe me Senegalin. Duhet t’i lë pushim disa, nuk i kërkoj dot stërvitje”, u shpreh gjermani.