Policia e Fierit ka ndaluar nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” Kryetarin e Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, 50 vjeç dhe një shtetas tjetër për “Ndërtim pa leje”.
Në njoftimin bërë publik për mediat, thuhet se i ndaluari tjetër është shtetasi A.Sh, 43 vjeç, banues në Cakran.
Kryetari i Njësisë Administrative Dërmenas është ndaluar pasi ka zënë hapësirat publike në zonën e plazhit Darzezë.
“Shyti në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapsirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontrat qeraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh”,- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorim detyre” në ngarkim të shtetasit D.Sh dhe për veprën penale “Ndërtim pa leje” në ngarkim të shtetasit A.Sh.