Komisioneri për Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn do të mbërrijë nesër në Shkup për takime me udhëheqësit shtetëror dhe drejtuesit e partive politike.
Hahn do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Sipas agjendës zyrtare, do të diskutohen reformat lidhur me eurointegrimet e vendit dhe pritjet për në vjeshtë për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në.
Gjithashtu pritet të diskutohet ligjin i ri për Prokurorinë Publike, e cila duhet të rregullojë statusin e ardhshëm të PSP-së.
Një ditë më vonë në vendin tonë pritet që të arrijë edhe Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker.
Ai vjen në Shkup nga Athina ku kishte takime me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias, me përfaqësuesit qeveritar, si dhe me Alexis Tsiparsin.