MENU
klinika

Banorët e Juglindjes

Në protestë për shtëpitë e shembura: Kërkesë për qeverinë

24.07.2019 - 16:19

Fundi i vjeshtës sipas premtimit të qeverisë duhet ti gjejë me shtëpi të reja banorët e Juglindjes që mbeten të pastrehë nga tërmeti i 1 Qershorit.

Por kur kanë kaluar 46 ditë, në Qafzezë të Kolonjës, ende nuk është hapur asnjë themel ndaj banorët dolën në protestë para bashkisë.

Ata kërkuan mbajtjen e premtimit.

Banor: “Nuk po na mbështet as bashkia, as qeveria, askush. Na kanë lënë në mëshirë të Zotit.”

Banorët thonë se verën po e kalojnë në çadra e kasolle, por mungesa e përgjigjes dhe angazhimit të institucioneve të shtetit siç thonë, mund ti lërë pa çati mbi kokë edhe në dimër.

Banor: “Të na lësh në çadër në këtë temperaturë që është 40 gradë sot, po nesër vjen dimri çfarë të bëjmë.”

Në rast se ndërhyrja do të vonojë, banorët paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestat.

Banor: “Do të bllokojmë rrugën kryesore. Nuk na shikon njeri me sy fare.”

Në të gjithë juglindjen janë 124 shtëpi që u shembën nga tërmetet e fillim qershorit.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier